Friday, March 29, 2013

Ecim - Ori

Ky regjimi i ri ma ka mbushur diten me mendime, vendime e preokupime. Sa here hap frigoriferin i bej nje skanim te shpejte me sy dhe pas 10 ditesh regjim, tashme, une ne frigorifer shoh vetem bardh e zi: e mire/e keqe, mund te hahet/joooo, as mos e fut ne goje. Mund te duket gje pa rendesi, por duke pase parasysh qe me perpara, zeri i brendshem para frigoriferit tingellonte me shume keshtu: "u sa me hahet kjo! Mos eshte ca si shume ne kete ore? Po hec miiiiii, haje se nuk u be qameti..." ky eshte goxha perparim.

Mund te shkruaja nje liber me nje liste te gjaaaate dietash te provuara personalisht e qe nuk funksionojne. Ka dieta qe nuk shyhen, dieta qe nuk japin rezultat fare dhe dieta qe japin rezultate te habitshme por pas gjithe picirrit qe ke hequr duke numeruar kalorite e duke duruar shtrengimin e zorreve, kur del para pasqyres  nuk ndjen fare kenaqesi dhe mendjen e ke ca do hash per ta "festuar" humbjen e kileve.

Nje profesor i imi thoshte qe dieta me e mire per te rene ne peshe eshte dieta e leterngjiteses. Marrim nje rrip letre ngjitese, e ngjisim mbi goje dhe e leme aty gjithe diten. Rezultate te garantuara!

Sot iu riktheva ujit vitaminik, kete radhe me xhenxhefil (ginger). Dore me nje per rregullimin e tretjes dhe shpejtimin e metabolizmit. Duke qene se nje nder arsyet kryesore te shtimit te kileve eshte edhe metabolizmi prej kermilli, xhenxhefili i pershpejton gjerat goxha. E provuar dhe e vertetuar.
E keshtu, mora nje cope te vogel, e qerova dhe e preva ne copa te vogla. E futa ne nje tenxhere me pak uje dhe e lashe te zieje per 10 minuta. Me pas e kalove te kana e ujit dhe i shtova uje derisa u mbush. Cdo here qe pini nje gote zevendesojeni me po ate sasi uji. Kete gje mund ta beni per 3 dite. Nje gote uje xhenxhefili para buke eshte shume e rekomandueshme.



Uji i xhenxhefilit me beri ca si shume optimiste prandaj vendosa te gatuaj dicka me te guximshme, me sakte, qofte me mish te grire dhe patate. Nuk mendoj se eshte gjelle shume kalorike, por problemi eshte se kto lloj qoftesh dalin kaq te mira, saqe duhet shume vullnet per te mos e tepruar.

Per qoftet:
2 patate te medha, te ziera, qeruara dhe te bera pure
1 e bardhe veze e rrahur
kripe, piper

Per mbushjen:

4-5 luge mish i grire
1 qepe e vogel e grire holle
kripe, piper
majdanoz

Per kaurdisjen:

2 luge miell
1 veze e plote + i kuqi nga veza e mesiperme, te rrahura
vaj


Ne tigan, kaurdisim qepen dhe mishin, per disa minuta, i shtojme kripe e piper. E heqim nga zjarri, i shtojme majdanozin dhe e leme menjane qe te ftohet.
Purene e patateve e perziejme me te bardhen e vezes, kripen dhe piperin.
Marrim nje cope nga kjo perzierje, e bejme ne forme topi dhe ne te bejme nje vrime me gisht. Marrim pak mish nga mbushja dhe fillojme dhe e zhysim te topi i patates. Pais e kemi mbushur te gjithin, e mbyllim, e rrotullojme ne miell e me pas te vezet e rrahura dhe i japim nje forme vezake, e direkt e ne tigan.
Gezuar dhe mos harroni: vetem dy per vakt, jo me shume! :)


Wednesday, March 27, 2013

Zbor dhe gatim - Ana

Per mua sot dita filloi qe ne 6.A.M, kur  djali i vogel me dha urdher te ngrihesha :)) Me ka mbajtur te  angazhur gjithe diten me kerkesat e tij. Ai sot ka shoqeruar mamin me pirjen e ujit te ngrohte, ne biseden  me gjyshen ne skype, si dhe marrjen e motres nga shkolla dhe ne gatimin e darkes. Ky eshte trajneri personal i imi. Duket qe nuk eshte i kenaqur me shendetin e mamit te te tij dhe me cdo  kusht do qe ta dobesoje (fundja, se mos eshte ai shkaku i mbipeshes sime) jep  keshilla se si duhet te vrapoj per ta marre kur qan apo te shkoj me vrap prane sobes mos me digjet gatimi. Apo kur qesh, filloj lojen me te dhe tava ne furre niset per tjeter e bitiset tjeter. Po kot nuk thone: recetat e mira kane dal nga gabimet.

E krahas fiskultures, menuja per sot ishte si me poshte:
Supe me asparagus:
Perberesi:
dy patate te vogla
nje tufe me asparagus
nje gote qumesht
pak mish te thate (sipas deshires)
vaj ulliri
krip,vegete
                  
Pergatitja :
Ne tenxhere me uje hedhim patate te ziejne, pak kripe dhe vegete. Mbasi te kene zier patatet i hedhim asparagusin e lare dhe i leme te ziejne edhe 5 min. Patatet e ziera dhe asparaguset i fusim ne frulator ku stojme edhe nje gote qumesht. Nderkohe, ne tenxhere skuqim pak  mish te thate dhe siper mishit te thate hedhim masen homogjene. I leme te ziejne edhe per 2-3minuta dhe eshte gati  per tu  servirur.

Sallate me lulelaker:

Perbersit:
lulelaker
qepe
limon
vaj ulliri,kripe

Pergatitja:
Ne nje tenxhere veme ujin me kripe te zieje. Me pas i hedhim lulelakren dhe e leme te zieje per 5 min dhe me pas e kullojme ne nje site.Ne nje ene presim limonin dhe qepen, i shtojme  kripe, vaj ulliri e i shtrydhim gjysem limoni. Lulelakren e zier ja shtojme siper dhe... ju befte  mire  :)

Tave me fileto vici  dhe zarzavate:
fileto vici, 3 cope
2 korra qepe
5 thelpij hudher
1 pako kerpurdha te prera
1 karrote
1spec
vaj
kripe, piper te zi, piper te kuq, rigon, vegete


 Pergatitja:
Presim filetot ne rripa te trash, i marinojme me vaj, kripe, piper, rigon dhe i shtrojme ne nje tave jo shume te madhe. Siper i shtojme qepet, hudrat dhe kerpurdhat, karrotat dhe specin. Taven e  mbulojme me leter alumini  dhe e fusim ne  furre per 45 min ne temperature 200 grade celcius. Perpara se ta  heqim nga furra   ja heqim letren dhe e leme  edhe per pak sa te shteroje lengu pak dhe gati per tu servirur. (kontrollojeni shpesh  se mos ju digjet se une desh e percellova  sot :))



Tuesday, March 26, 2013

Bilanci - Ori

Bilanci i javes se pare me rezulton i kenaqshem. Te kuptohemi drejt... nuk eshte se kam reduktuar kushedi se cfare sasine e sheqerit qe normalisht konsumoj per te funksionuar apo edhe thjesht per te hapur syte ne mengjes. As stomakun nuk e kam lene ne ndonje cast te dites ne greve urie dhe, sa i perket aktivitetit fizik... le te themi qe motivimi ne ngjitjen e shkalleve te zakonshme ka qene cike me i madh, me konkretisht, s'kam bere uf e puf ndersa ngjisja shkallet. Por, le te themi qe pjaten ne dreke nuk e kam perfunduar gjithmone, kam qene me e pergjegjshme ne gatimin e vakteve, kam pire me shume uje dhe ne mbremje kam shkuar ne shtrat me nje darke te lehte.

Dreka e sotme ishte me teper sipas shijeve te mia. Supe me thjerrza dhe bullgur, si dhe gjelle me veze dhe domate. 

Supe me thjerrza te kuqe

1 qepe
2 luge vaj
1 kupe thjerrza
1/4 kupe bullgur i imet
nje luge salce domatet
kripe, vegeta, paprika, piper i zi dhe i kuq
limon
nje dore spinaq i grire holle


Ne nje ene te vogel, i japim nje vale thjerrzave, i kullojme dhe i leme menjane. Kaurdisim qepen, i shtojme piperin e zi, te kuq dhe paprika dhe me pas i hedhim bullgurin. Pasi i perziejme per 5 minuta, shtojme salcen dhe pak uje sa per ta holluar. Shtojme thjerrzat dhe 4 gota uje, kripe dhe vegeta. E mbulojme me kapak dhe e ziejme ne zjarr te ngadalte per 20 minuta, duke e perzier here pas here, sepse thjerrzat kane tendence te ngjiten ne fund te tenxheres. E heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojme lengun e limonit dhe spinaqin dhe e mbulojme me kapak. Pas 5 minutash eshte gati per t'u servirur.


Fergesa me veze dhe domate

Kjo, tradicionalisht hahet per mengjes, por mua s'me pershtatet kete vakt. 
Si fergese eshte shume e thjeshte dhe aspak e komplikuar, nese erezat qe permban i perdorni zakonisht dhe i keni ne shtepi.
Erezat qe duhet jane: Kanelle, paprika, piper i zi, piper i kuz, cummin, coriander, majdanoz ose cilantro.
2 domate te pjekura, 
1 kaptine e tere hudher
2 luge vaj
1 luge caji sheqer
5-6 veze
kripe



Hudhren e grijme holle dhe e kaurdisim. Shtojme erezat, te gjitha nga nje luge caji, pervec kanelles qe duhet nje maje luge dhe i leme fergohen per 3-4 minuta. Shtojme domatet e bluara, kripe dhe sheqer dhe e leme te vloje per 3-4 minuta. Mbi te hedhim vezet dhe cilantro ose majdanoz. E mbulojme me kapak dhe e leme te valoje derisa te kuqte e vezeve te forcohen. Gati per t'u servirur. 


Monday, March 25, 2013

Java e dyte - ANA

Mbas fundjaves ju ka ndodhur qe doni te gatuani dicka te thjeshte e te shpejte si psh patate te skuqura apo supe te gatshme. Edhe une ate po mendoja ca patate qe femijet i duan aq shume e nje supe, po jo te gatshme edhe patatet jo te skuqura. Po me pare fillojme me mengjesin. Tani uji i ngrohte me limon po behet rutine megjithese sot isha shume e uritur. Keshtu, per mengjes  hengra nje avocado, megjithese ka shume  kalori u justifikova qe eshte nje nga antioksidantet me te mire e gjithashtu e pasur me vitamien E, potasium e vitamine  B6 :) Avocadon e ndava ne katrore te vegjel pak krip, limon e... cte hash :) (megjithese une s'kam probleme  me shijen :)) pastaj fillova me pergatitjen e drekes. Vajza mbaron mbas akullores keshtu qe sot e bera gati  menun e dites.
         - Patate te pjekura
          -Supe me thjerza ngjyre portokalli dhe zarzavate
          -Akullore (kos i ngrire me boronica e luleshtrydhe )
 Nderkohe qe qerojme patatet ndezim furren te ngrohet ne temp 400 grade celsius.
Patatet i presim ne forme gjysem hene dhe i veme ne nje ene me uje te ftohte ku i hedhim edhe pak limon  per t'ia hequr me mire niseshten. I heqim  nga uji edhe i vendosim  ne nje leter guzhine ku i thajme.I fusim ne tave me pak vaj edhe pastaj  ne furre.Ne ene perzijme kripen, pak vegeta, rozmarine, piper te kuq dhe piper te zi (une i hodha edhe pak vaj ulliri sa per ti perzier me mire). Patatet i hodha ne tepsine e nxehte dhe i futa ne furre ne 420 grade celcius per 30 minuta.
 
Supa  me thjerza.
Perberesit:
Nje  gote thjerrza
2-3 karrota
2- speca
2- patate
1 qepe
vaj
kripe, vegete per shije
Kjo supe eshte shume e thjeshte, e shijshme, edhe shume e shendetshme. Ne nje  tenxhere  me presion hedhim te gjitha zarzavatet, pak uje sa te mbulohen, i leme te zihen  per 15-20 minuta. Nderkohe lajme thjerzat. Kur te shikojme qe zarzavatet kane zier i hedhim thjerzat dhe i leme te ziejne edhe per 5 minuta te tjera. I heqim  nga  zjarri dhe i leme te ftohen pak. Pastaj i hedhim ne  frulator deri sa te  behet  nje mase  homogjene . E hedhim perseri  ne tenxhere ku tani i shtojme vajin e ullirit, kripe/vegete sipas deshires. Ju befte mire!!

   Kosi i ngrire :
1 gote  kos
nje tas luleshtrydhe
nje tas boronica
mjalt
Pergatitja:
Ne frulator hedhim kosin, frutat dhe mjaltin mbasi te behen homogjene i hedhim ne nje ene dhe i fusim  ne frigorifer per 5-6 ore. Cdo ore e heqim enen  nga frigoriferi edhe e prishim shtresen e akullit me pirun deri sa e gjithe masa eshte ngrire atehere eshte gati per tu servirur. Kjo ishte  menuja ime per sot. Tani po  behem  gati te  bej nje shetitje me femijet :)





Friday, March 22, 2013

Hapa te vegjel - Ori

Ok, sot mund te them se jam pak me krenare me veten... jo shume ama.
Dita filloi perseri me nje gote uje, shoqeruar me nje mengjes te vone. Pas nje shetitjeje te gjaaaaaate, qe me pelqen ta kategorizoj si "ushtrim fizik", sepse me duket vetja vite drite larg palestres, dreka ishte si vijon:

Pilaf me peshk te ferguar.
Per pilafin, kaurdis nje qepe te grire holle me vaj, derisa qepa behet transparente. Kete e perzien me dy gota oriz dhe e hedh ne nje tave. Siper i hedh kripe, pak turmeric sa per t'i dhene ngjyre dhe shume pak piper te kuq. Dhe ne fund i hedh tre gota uje ose leng mishi dhe i perzien mire me orizin dhe erezat. Pasi e mbulon taven me leter alumini, e fut ne furre per 35 minuta.

Peshkun fileto e ngjyen se pari ne miell dhe pastaj ne nje perzierje qe permban 1 veze, dy luge mustarde, kripe, piper dhe direkt e ne tigan. Dhe voila!




Sot, gjalpit ne frigorifer i hodha nje shikim shtrember. Te shohim neser...

Pas dreke, ne vend qe te plandosesha ne divan. sic bej zakonisht, bera te paberen... lava enet!!! Goxha perparim!
Pastaj pasdite sikur e genjeva ca veten me nje smoothie me banane, por nuk i shpetova dot biskotes se radhes. Gjithsesi mire.
E meqe ishim te bananja, ndava nje cope te vogel menjane dhe e shtypa me pirun, i futa nje te perzier me pak mjalte dhe ja rrasa surratit per nja 10 minuta. Kete maske kam vite qe e perdor dhe ka efekt te menjehershem, se pasi e shpelan, e ndjen lekuren si culo da bambino.
Por pavaresisht maskave, ushqimi me i mire per lekuren eshte uji. Mungese uji = rrudha te parakohshme.
Gzuar!

Thursday, March 21, 2013

Ana



U ngrys edhe kjo dite e ftohte pranvere.... Erdhi koha te reflektoj per diten e sotme, si ka qene ajo? Eh, gjate dites jam munduar te pi uje perpara vakteve, sot kam ec pak me shume nga ditet e tjera dhe sa po filloja te ndihesha  krenare me veten time se sa goce e mire isha bere, vjen im shoq e me zgjat nje cokollate te zeze. A kthehet mbrapsh cokollata?? Nuk ja ktheva doren po e ndava ne nje cope me te vogel edhe e lashe pjesen tjeter per neser ne mengjes.   

Sot mengjesin e fillova me nje gote uje te ngrohte me mjalte dhe limon. Mbas 30 min. hengra  nje waffle me mjalte edhe nje kafe pa sheqer.

 

Dreke e darke  bashke. Spinaqi pelqehet nga te gjithe pjestares familjes me shume kur e bej byrek. Sot provova nje recet pak  me ndryshe qe po e ndaj me ju nuk eshte shume kalorike edhe mendoj qe po ta provoni do ju  shijoje.
                 

                 Perbersit:
1.       Perafersisht 500gr spinaq
2.       2 veze te  plota
3.       1 1/2 gote qumesht
4.       1/2gote miell
5.       100 gram djath
6.       2 kokrra qepe (me mire qepe te njoma)
7.       Vaj  ulliri
8.       3 feta djath mozarela (ose cdo  lloj  djathi tjeter)
9.       Kripe, piper


Per ta pergetitur kete tave eshte shume e thjeshte se vetem  ti  perziesh  te gjithe perberesit edhe hopa ne furre. Pjekja zgjate ke 40 min. ne temp. 370 grade celcius. 

 

Dhe, se fundi, nje rruge e dy pune, ja nje recete maske. 

Une kur gatuaj spinaq ruaj nje te kapme spinaq per te bere mask per fytyren. Spinaqin e grij holle dhe e ziej me pak qumesht. Sa fillon te shteroje pak e le te  ftohet dhe e vendos ne fytyre per 15 minuta. Fytyren e laj me uje te vaket. Ne vend te kremit hidratues perdor vajin e ullirit.

 

Wednesday, March 20, 2013

Ori

Ja po e bej sefte edhe une. Dita e pare sot e ktij "regjimit" te ri. E futa ne thojza sepse eshte thjesht nje perpjekje me hapa kermilli per te ndryshuar zakone qe jane krijuar e perforcuar per vite e vite me radhe, e vetem kur shoh veten ne pasqyre kujtohem se ka ardhur koha te ndryshoj huq.

Refuzoj kategorikisht te fus veten ne diete, te filloj e ha kos mjes, dreke, darke dhe te nesermen te zgjohem nga gjumi pas nje endrre te gjate me gjelle pasanikesh, e te mbaj vrapin te frigoriferi, te marr qe aty gjene me te embel e me kalorike qe te me kape dora dhe pasi te zhdepem mire per nja gysem ore, e kapluar nga ndjenja e fajit tashme, t'ja fus vrapit si e cmendur, ne perpjekje per te zhbere gjithe ate lezet gjysem oresh.

Kam provuar dieta nga me te ndryshmet, perfshire edhe nje diete te tmerrshme qe e kam pase marre nga nje liber te Arqile Botit. Dieta ne fjale permbante veze gjalle dhe kafe... dhe asgje tjeter...gjithe diten... per tre dite rresht. Premtonte renie ne peshe te menjehershme dhe pas dites se trete mund te merrje guximin te imagjinoje veten ne kostum banje, ne plazh, ku te gjithe rrotullojne kokat per te pare trupit tend tashme te mahnitshem. Dita e pare edhe shtyhej, fale ketyre fantazive me kostum banje. Diten e dyte zgjohesh si lugat, duke u perpjekur t'i kujtosh vetes ca ka ndodhur nje dite me pare dhe arrin ta shtysh disi diten duke fjetur te shumten e kohes, sepse nuk ke fuqi per asgje tjeter, pervecse te leshohesh ne shtrat, gati pa ndjenja, duke pare si ne kllapi ushqime magjike qe leshojne drite nga pjatanca prej argjendi. Nese mbijeton diten e dyte, diten e trete zgjohesh me nje sasi te madhe energjie... fale kjo gjumit thuajse 24 oresh qe ke bere. Pasi e harxhon shume shpejt ate energji, aty nga mesdita rri ne divan me sy te fiksuar te saksite e luleve ne dritare, duke u perpjekur te kujtosh se ku ke lexuar qe anetaret e disa fiseve diku ne Afrike ushqehen vec me bime e lule dhe fillojne e te vijne ne mend ide per receta interesante per gatimin e fikusit dhe begonjes, me pak kripe piper e vaj ulliri...
Te nesermen...lexo me lart skenen e bastisjes se frigoriferit.

Keshtu pra, sot e nisa diten me nje gote uje. Uji, pervecse si diuretik, qe eshte gje e provuar shkencerisht, funksionon edhe si mashtrues, sepse e mbush stomakun dhe e ben trurin te mendoje se e ka barkun plot dhe nuk ka ardhur koha per vaktin tjeter. Truri im ma ka kuptuar rrengun tashme, keshtuqe efekti mbushes i ujit zgjat shume pak. Meqe mengjesi duhet te jete vakti me i rendesishem, nuk dua te permbahem shume dhe tregohem mjaft bujare me veten. Para kompjuterit hengra nje tas me drithera (cereals), nga ata qe jane te mbytur ne sheqer dhe qe kane kanelle brenda (meqe kanella stabilizon sheqerin ne gjak, e me kete qetesoj edhe ndergjegjen) dhe pa qumesht. Qumeshtin e dua shume, ne gjithcka, pervecse ne drithera.


Pas nje debati te vogel me veten para xhezves se kafes, ne lidhje me ceshtjen nese sheqeri i dritherave ishte i mjaftueshem apo duhet te shoqerohet edhe me nje luge sheqer te kafes, fitoi nepsi. E keshtu, e mbidozuar ne sheqer dhe jo pa ndjenje faji, ngrita si martire nje gote me uje dhe e rrekelleva gjeri ne fund... si bicim shperlarje te sheqerit. Pasi i premtova vetes qe s'do kete me sheqer per sot, fillova punet e dites.
Dreken nuk po e dokumentoj, gjella e zakonshme me gjalpin e zakonshem, te cilin e perzieve me qepet pa piken e turpit. Me syte nga kana e ujit, qe me jepte siguri dhe sikur ma bente me sy qe demek "ha ti xhan, c'ke, me ke mua ketu", bera gjestin mbinjerezor dhe u cova nga tavolina pa e mbaruar pjaten. E tepert te pershkruaj valen e krenarise qe me pershkroi. Cepit te stomakut qe kishte ngelebosh dhe qe po ulerinte "dua pjesen tjeter te pjates" ja qepa gojen me nje gote uje. E keshtu vazhdova punet e dites e qete dhe e lumtur.

Pasditja, eh, sprove me vete. Embelsirat e copat e bukes me recel te pas-shkolles, nuk jane shaka. Te rrine aty dhe ty te keputet shpirti. Kur papritmas, sensi bamires te pushton dhe ja ve pjaten para fytyres burrit, duke iu lutur qe t'i haje ai, me nje ton gjysem kercenues se po  nuk i hengri do perfundojne ne kosh, megjithese, thelle thelle e di mire se po nuk i hengri ai, do i hash vete.
Nga darka, nepsi me pushton keqas dhe jam gati t'i bej naften "regjimit" dhe t'i premtoj vetes me solemnitet qe do e rifilloj te nesermen. Ne ate moment me shkojne syte te nje gjysem biskote ne tavoline, qe me sheh si shpirt i keq, dhe une me vrap e zhduk sa hap e mbyll syte. Pasi e ndjej sheqerin te me qetesojne dalengadale, me koke varur i drejtohem koshit te frutave dhe marr si vajze e mire nje portokall dhe me shume mallengjim i them: "Ti do jesh darka ime".

E keshtu, iku dhe dita e pare e "regjimit" te ri. Me shume deshtime por ama me ca fitore te vockla. Qellimi im  eshte qe ne fund te periudhes qe i kam caktuar vetes per reformim, dua te ve ne jete shprehjen kineze:
"Mengjesin haje vetem, dreken ndaje me mikun, ndersa darken jepja armikut".

Tuesday, March 19, 2013

Ana

Te hash apo te mos hash, kjo eshte ceshtja!
Te hame, po me karar, kjo eshte motoja qe do kemi per keto 6 muaj edhe me tej.

Sot e nisa diten me nje gote uje te ngrohte me limon e mjalte (nje luge kafe) mbas nja 30 min piva edhe kafen pa sheqer  po, duke qene nene e tre kalamajve edhe ndonje kothere me nutela e mbetur nga vajza 6 vjecare nuk behet qameti po i dhashe fund, i thashe vetes.
Dreka eshte gjithmone nje pikpyetje. Cfare te gatuaj sot? E ha djali? E ha vajza? Por nqs dua qe te ha shendetshem une, ate e dua per te gjithe familjen. Vendosa te bej gjelle me presh (jo e preferuar  nga  djali i madh, e ndoshta edhe per shume nga ju po duke ditur te mirat e preshit nuk hezitova). Me  vrap e  ne  guzhine  mora:

dy kokrra qepe te vogla
100 gram mish te grire
 nje karrote (edhe ndonje spec te kuq nuk do ishte keq po vajza nuk ma do ne gjelle)
 tre  presh 
dy kokrra domate
pak majdanoz
kripe piper per shije
1 luge vaj ulliri per person 

Une  mundohem ti eliminoj te skuqurat me sa kam mundesi, keshtu qe qepen e grire holle e zieva pak me  mishin e grire e me pak kripe, mbasi shterron pothuajse, i hodha  karrotat e prera holle edhe  preshet    mbasi u zien, i  hodha domatet e grira ne rende, edhe majdanozin dhe vajin e ullirit.

Smoothie me fruta pylli
 fruta pylli te ngrira nje grusht
 nje banane edhe 
gjysem gote kos shtepie 

Hedhim  kosin  ne  frulatore  pastaj  bananen dhe  frutat e  ngrira.

Monday, March 18, 2013

Si filloi...

Pas bisedash pa fund ne skype mes dy shoqesh, pas 2 dhe 3 lindjesh, respektivisht, ne nje moshe kur, sa i perket trupit femeror, gjithcka ka prirje per ekspansion horizontal dhe jugor, vendosem qe te ndryshojme stil jetese. Duke filluar nga menyra e te ngrenit dhe shtimi i aktivitetit fizik, gradual dhe me mbeshtetje te ndersjelle, do perpiqemi qe brenda nje periudhe 6 mujore, te arrijme te konsolidojme nje stil me te shendetshem jetese qe eshte i qendrueshem dhe rezistent ndaj tundimeve te herepashershme kulinare, qe, sic e dime, per amvisat dhe jo vetem, jane goxha te shpeshta.

Per ta ndihmuar veten ne kete nisme, menduam qe menyra me e mire per te motivuar veten eshte dokumentimi i diteperditshem me ane te ketij blog-ditari, i perpjekjeve tona per t'ia arritur qellimit. Keshtu, mbase frymezojme e motivojme jo vetem veten por edhe lexuesit qe do kene deshire te na ndjekin.

Duam te sqarojme dicka fillimisht. Qellimi jone nuk eshte te nisim ndonje diete apo regjim strikt. Si femra qe jemi, e dime mire qe dietat nuk funksionojne... per shume arsye, nder te cilat, kryesorja eshte mungesa e vullnetit. Edhe nese funksionojne, rezultatet e tyre jane jeteshkurtra dhe ne rastin me te mire, perfundojne me dyfishimin e peshes fillestare. 

Per t'ia arritur qellimit, kemi menduar te veme ne perdorim "arsenalin" e madh te recetave dhe "mjeshterive" qe kemi grumbulluar me kalimin e viteve, te cilat i kemi shkembyer me njera tjetren, fale interesit te perbashket per ushqimet e shendetshme/interesante/jokalorike dhe te bukura. 

Nese do keni durimin te na ndiqni gjate ketyre 6 muajve, do kishim shume deshire te degjonim edhe pervojat tuaja dhe nese keni sugjerime apo verejtje konstruktive, jeni te mirepritura. 

Ne jemi Ori dhe Ana dhe postimet tona do alternohen gjate 5 diteve te javes. Fundjaven do e kemi pushim, per "reflektim" dhe shpresoj jo per te zevendesuar kalorite qe kemi humbur gjate javes :)