Po behet gati nje muaj qe kemi nisur kete tip ditar gatimi,diete te gjitha nga pak. Rezultati une kam humbur 4 kg qe i bie 1kg ne jave nuk eshte shume po nuk mund te them qe eshte pak se dihet qe reniet drastike sjan te mira plus qe ashtu si ikin ashtu vine. Dmth une jam e kenaqur me veten time. Punet e mira behen avash -avash. Ka pas raste qe kam ngrene edhe dark edhe embelsire e ne momentin qe e me merr urija mendja me shkon direkt ke Blogu bobo po atje cdo te shkruaj dhe filloj nje monolog te gjate me Blogun ku tregoj c'kam bere po per fat te keq ato fjale nuk arrij ti shkruaj......Nejse spo zgjatem shume po ju shkuaj rreceten e dites. Une e pelqej shume peshkun e mundohem te pakten nje here ne jave ta kem ne tavolin me shume me pelqen thjesh i pjekur ne furre me pak krip piper e dafin per arome. Kokat e peshkut i bej supe pervec kokes se krapit qe e ka lezeti ne tave.Sot po ju shkruaj rreceten e supes sipas menures time .
Supe me koka peshku.
Perberesit :)
tre koka peshku une kisha levrek e koce
nje karrot,spec,selino mund ti shtoni zarzavate sipas deshires ose ctu ndodhet ne frigorifer .
2-3 luge gjelle miell
vaj ulliri
dy thelpij hudre
krip ,veget, piper limon
pergatitja :Ne nje tenxhere me uje fusni kokat e peshkut bashke me zarzavate dhe hudrat dhe i leme te ziejne 15-20 minuta. pastaj i kulloni ne nje ene si ne foto nderkohe ne tenxhere skuqni miellin me vajin e ullirit dhe avash , avash shtojme lengun e peshkut qe ka kulluar, mund ti shtojme edhe pak uje.Nga kokat e peshkut heqim mishin dhe ja hedhim supes mund ti fusni edhe zarzavatet po une i marre vec lengun.
Shtojme piperin, kripen, vegeten dhe gati per tu servirur.
No comments:
Post a Comment