Te hash apo te mos hash, kjo eshte ceshtja!
Te hame, po me karar, kjo eshte motoja qe do kemi per keto 6 muaj edhe me tej.
Sot e nisa diten me nje gote uje te ngrohte me limon e mjalte (nje luge kafe) mbas nja 30 min piva edhe kafen pa sheqer po, duke qene nene e tre kalamajve edhe ndonje kothere me nutela e mbetur nga vajza 6 vjecare nuk behet qameti po i dhashe fund, i thashe vetes.
Dreka eshte gjithmone nje pikpyetje. Cfare te gatuaj sot? E ha djali? E ha vajza? Por nqs dua qe te ha shendetshem une, ate e dua per te gjithe familjen. Vendosa te bej gjelle me presh (jo e preferuar nga djali i madh, e ndoshta edhe per shume nga ju po duke ditur te mirat e preshit nuk hezitova). Me vrap e ne guzhine mora:
dy kokrra qepe te vogla
100 gram mish te grire
nje karrote (edhe ndonje spec te kuq nuk do ishte keq po vajza nuk ma do ne gjelle)
tre presh
dy kokrra domate
pak majdanoz
kripe piper per shije
1 luge vaj ulliri per person
Une mundohem ti eliminoj te skuqurat me sa kam mundesi, keshtu qe qepen e grire holle e zieva pak me mishin e grire e me pak kripe, mbasi shterron pothuajse, i hodha karrotat e prera holle edhe preshet mbasi u zien, i hodha domatet e grira ne rende, edhe majdanozin dhe vajin e ullirit.
Smoothie me fruta pylli
fruta pylli te ngrira nje grusht
nje banane edhe
gjysem gote kos shtepie
Hedhim kosin ne frulatore pastaj bananen dhe frutat e ngrira.
No comments:
Post a Comment