Mbas fundjaves ju ka ndodhur qe doni te gatuani dicka te thjeshte e te shpejte si psh patate te skuqura apo supe te gatshme. Edhe une ate po mendoja ca patate qe femijet i duan aq shume e nje supe, po jo te gatshme edhe patatet jo te skuqura. Po me pare fillojme me mengjesin. Tani uji i ngrohte me limon po behet rutine megjithese sot isha shume e uritur. Keshtu, per mengjes hengra nje avocado, megjithese ka shume kalori u justifikova qe eshte nje nga antioksidantet me te mire e gjithashtu e pasur me vitamien E, potasium e vitamine B6 :) Avocadon e ndava ne katrore te vegjel pak krip, limon e... cte hash :) (megjithese une s'kam probleme me shijen :)) pastaj fillova me pergatitjen e drekes. Vajza mbaron mbas akullores keshtu qe sot e bera gati menun e dites.
- Patate te pjekura
-Supe me thjerza ngjyre portokalli dhe zarzavate
-Akullore (kos i ngrire me boronica e luleshtrydhe )
Nderkohe qe qerojme patatet ndezim furren te ngrohet ne temp 400 grade celsius.
Patatet i presim ne forme gjysem hene dhe i veme ne nje ene me uje te
ftohte ku i hedhim edhe pak limon per t'ia hequr me mire niseshten. I
heqim nga uji edhe i vendosim ne nje leter guzhine ku i thajme.I fusim ne
tave me pak vaj edhe pastaj ne furre.Ne ene perzijme kripen, pak vegeta, rozmarine, piper te kuq dhe piper te zi (une i hodha edhe pak vaj
ulliri sa per ti perzier me mire). Patatet i hodha ne
tepsine e nxehte dhe i futa ne furre ne 420 grade celcius per 30 minuta.
Supa me thjerza.
Perberesit:
Nje gote thjerrza
2-3 karrota
2- speca
2- patate
1 qepe
vaj
kripe, vegete per shije
Kjo supe eshte shume e thjeshte, e shijshme, edhe shume e shendetshme. Ne nje tenxhere me presion hedhim te gjitha zarzavatet, pak uje sa te mbulohen, i leme te zihen per 15-20 minuta. Nderkohe lajme thjerzat. Kur te shikojme qe zarzavatet kane zier i hedhim thjerzat dhe i leme te ziejne edhe per 5 minuta te tjera. I heqim nga zjarri dhe i leme te ftohen pak. Pastaj i hedhim ne frulator deri sa te behet nje mase homogjene . E hedhim perseri ne tenxhere ku tani i shtojme vajin e ullirit, kripe/vegete sipas deshires. Ju befte mire!!
Kosi i ngrire :
1 gote kos
nje tas luleshtrydhe
nje tas boronica
mjalt
Pergatitja:
Ne frulator hedhim kosin, frutat dhe mjaltin mbasi te behen homogjene i hedhim ne nje ene dhe i fusim ne frigorifer per 5-6 ore. Cdo ore e heqim enen nga frigoriferi edhe e prishim shtresen e akullit me pirun deri sa e gjithe masa eshte ngrire atehere eshte gati per tu servirur. Kjo ishte menuja ime per sot. Tani po behem gati te bej nje shetitje me femijet :)
No comments:
Post a Comment