Tuesday, April 9, 2013

Kur te hyn vetja ne qef'

Pas dy javesh regjim, une dhe Ana, konstatuam me habi dhe kenaqesi, qe kemi rene ne peshe. Te them te drejten, nuk e prisja te shihja rezultate aq shpejt, per me teper qe lloji i regjimit qe kam nisur kishte me teper si qellim vetedisiplinimin per te ngrene ne menyre te shendetshme, per te mos ngrene pertej nevojave te trupit dhe per te shtuar gradualisht aktivitetin fizik.
Nuk e di me saktesi sa kile kam humbur, sepse nuk jam peshuar, por bazuar ne komentet e njerezve dhe ne  ndjesine personale se pantallonat kane filluar te hedhin valle rreth belit, kam arsye te besoj se renia ne peshe nuk eshte edhe aq modeste.
Vertet mund te kem rene ca kile, por ama ndjesia ishte sikur kisha rene nja 20. Dhe me te ardhur fundjava, per ta festuar....

Kto bukuroshet ketu quhen muffins dhe i kam bere me keto docka. Dhe po me keto docka... direkt e ne goje se, helbete, regjimi i ri me beri shume optimiste. Pas nje jave me shume vizita e dalje (lexo: shume embelsira), me nje optimizem e oreks te papare, sec kam nje pershtypje se kilet e humbura, dalengadale, e kane gjetur rrugen e kthimit. Gjithsesi, nga regjimi, vetem nje gjeje i kam ngelur besnike: Darkes se lehte.
Pas nje autokritike dhe nje shpulle duarve qe si somnambul me zgjaten drejt pjates me biskota te femijeve, zotohem heshturazi se do i rikthehem regjimit, kesaj here me mend te tjera. Te shohim

No comments:

Post a Comment