Thursday, April 11, 2013

Perpara Ori!

Java ka nisur me ndjenja faji dhe me shume vendosmeri. Meqe, sa hap e mbyll syte u katapultuam nga dimri ne korrik, germimi neper rafte e valixhe per te nxjerre rrobat e veres, besoj, mund te kategorizohet edhe si ushtrim fizik.
Si "vere" qe eshte i jam perveshur ujit vitaminik dhe sallatrave dhe, pas 3 ditesh ndihem vertet shume mire. Uji me limon me eshte bere me keq se kafja, me ndryshimin se i pari te ben mire, ndersa e dyta... tjeter muhabet. Meqe une pertoj te pij uje kur nuk kam shume etje, uji i limonit me nxit te pi thjesht per shije dhe kjo ka bere qe te dyfishoj sasine e ujit qe pi ne dite.
Me kohen e mire, motivacioni per shetitje eshte shtuar dhe para se te dal, mbush nje shishe me uje limoni dhe   ve ne karrocen e bebit dhe rezultati... me pak ndalesa ne Starbucks dhe me shume hidratim.


Me te ardhur vapa, oreksi eshte pakesuar natryshem dhe sallatat jane objekti kryesor i nepsit. Meqe ne pranvere ndodh rigjenerimi i gjakut, sallata ime e preferuar eshte ajo me panxhar. Ne fakt kjo eshte sallata ime e preferuar e gjithe vitit. Ka shume menyra per ta pergatitur, por une kam menyren time qe me pershtatet me shume.

Ziej panxharin per 35 minuta ose derisa piruni te ngulet lirshem ne te. E kulloj, e le te ftohet dhe pastaj e qeroj dhe e ndaj ne copa te vogla.



Ne blender ose food processor, hedh 4-5 thelpinj hudhra, dy luge vaj ulliri, uthull dhe pak kripe dhe i perziej derisa te behet nje leng homogjen i bardhe, te cilin ia hedh panxharit te coptuar ne nje kavanoz. Kavanozi i ngushte dhe i gjate rrit siperfaqen e kontaktit te panxharit me lengun dhe ndihmon ne marinimin e sallates.
Rezultati eshte te lepish gishtat... qe edhe e bej :)




No comments:

Post a Comment