Monday, April 1, 2013

Java e trete-Ana

Tani mund te them me plot gojen qe kam ndryshuar. Jam shume me e fuqishme nga c'kam  qene e nuk e  ndiej ate deshiren per te ngrene embelsira.Kam dy jave qe nuk pergatis asgje te embel. Frutat ma heqin  nepsin per embelsira e gjat dites mundohem te mendoj c'kam ngrene perpara se te ha dicka, qe ka kalori apo jo.Kur u peshova dhe pash  peshen  thashe me vete me c'fare jam dobesuar  me mend apo me diet ??(se per diet kjo nuk quhet se ham cdo gje, pervec lenies se darkes dhe reduktimin e embelsirave.)Duke qene e fuqishme kam deshire te dal te eci me shpesh . 
Dreka ime  per sot  :

Pule e pjekur me susam
patate te pjekura
therza sallat
sallat jeshile me portokall

 Perberesit:
1 pule
krip, piper, piper i kuq, rosmarin,susam te gjitha nga nje luge kafe .
gjysem portokalli

 Pergatitja: Te gjithe perberesit i perziejm ne nje tas te vogel me pak vaj ulliri. Me masen e fituar lyej pulen e mbushim me nje gjysem portokalli dhe drejt e ne furre.nderkohe ne nje tenxhere e uje te ftohte hedhi rreth 10 gram therza jeshile dy thelpij hudra dhe i leme te ziejne sa thjerzat te jen zier (zbutur) i heqim nga zjarri dh e leme te kullojne mire. Mbasi kan kulluar ja heqim hudrat e ziera dhe i hedhim piper te zi ,limon, krip,vaj ulliri ,sipas deshires mund ti grini qep te njome ose hudra dhe eshte gati.
Kthemi ke pula qe eshte ne  furre dhe akoma nuk eshte pjekur mire i shtojme ne tave patate e prera ne forme firzamonike edhe te bera me krip, piper,rigon. Lengun qe ka leshu pula me nje luge ja hedhim pules edhe patateve edhe i rifusim ne furre edhe per 15 minuta me 200 grade celcius . (une pules nuk i hedh me shume se nje luge vaj ulliri duke u pjek shkrin dhjamin e vet e me pas e hedh ate yndyre )kjo ishte rreceta ime  :))




No comments:

Post a Comment