Sunday, May 5, 2013

Ana

Falenderoj  te  gjithe  ato  qe  na  ndiekin  edhe  pse  kete  kohe  kemi munguar. Por  per sqarim  jemi  te dyja  me  beba  te  vegjel. Qe jo vetem diten po edhe  naten  na  mbajne  te  angazhuar.

Buke  misri
Perberesit:
nje gote  uje I gazuar
nje gote  vaje
7 luge gjelle kos
dy gota  miell  gruri
dy  gota miell misri
nje kokerr veze
kripe
sode buke nje maj luge
Pergatitja: Perziejme  nje  here vezen,  kosin , vajin  ,kripen  dhe ujin e gazuar dhe  sodden e bukes, pastaj i hedhim  miellin e grurit  dhe te  mirsrit deri sa te  behete  brumi  si  brum  biskotash  pastaj e hedhim  ne  nje  ene te rrumbullaket  e lyejme  me  nje te verdhe  veze  dhe  pak  susam  dhe e fusim  ne furre  rreth  30 minuta  mvaret  nga furra .




Me qe tani u hap koha   fillojme te dalim per piknin .Kalamajve  u  pelqejne  shume  sandwichet. Keshtu edhe une  mundohem  ti  pergatis  ne  menyren  te  shendeshme.  Duke  evituar  sallamin.
 Une marre   mishin e bardhe te pules edhe  e pres fileto te holla.Ne nje ene  hedh pak  vaj  krip piper te zi edh ete  kuq  mua me pelqen shume rozmarina  edhe cumin.Po kjo  eshte sipas shijes  se  secilit. Ne kete  ene  edhe  filetot e  pules edhe i le te marinohen.si ne foto. Filetot e pules nuk  prishen  per dy jave  ne qoftese  i le ne  frigorifer duke mos i fut  ne ngrirje.
Perberes tjeter per sandwichin   jane specat e pjekur.Specat I  pjekim  qerojme  I fusim  ne nje ene  me vaj ulliri, krip, pak uthull edhe hudra dhe jan gati .si edhe djath kackavaj ose te bardhe.

 
 

 

 

Friday, April 19, 2013

Ana

Po behet gati nje muaj qe kemi nisur kete tip ditar gatimi,diete te gjitha nga pak. Rezultati une kam humbur 4 kg qe i  bie 1kg ne jave nuk eshte shume po nuk mund te them qe eshte pak se dihet qe reniet drastike sjan  te mira plus qe ashtu si ikin ashtu vine. Dmth une jam e kenaqur  me veten time. Punet e mira  behen avash  -avash. Ka pas raste qe kam ngrene edhe dark edhe embelsire e ne momentin qe e me merr urija mendja  me shkon direkt ke Blogu bobo po atje cdo te shkruaj dhe filloj nje monolog te gjate me Blogun ku tregoj  c'kam bere po per fat te keq ato fjale nuk arrij ti shkruaj......Nejse spo zgjatem shume po ju shkuaj  rreceten e dites. Une e pelqej shume peshkun e mundohem te pakten  nje here  ne jave  ta kem  ne tavolin  me  shume me pelqen  thjesh i pjekur  ne  furre  me  pak krip  piper e dafin per arome. Kokat e peshkut   i  bej  supe pervec kokes se krapit qe e ka  lezeti ne  tave.Sot  po ju shkruaj  rreceten e supes sipas  menures time .
Supe me koka peshku.

Perberesit :)
tre koka peshku  une kisha levrek e koce
nje karrot,spec,selino mund ti shtoni  zarzavate sipas deshires ose ctu  ndodhet  ne  frigorifer   .
2-3 luge gjelle miell
vaj ulliri
dy thelpij hudre 
krip ,veget, piper limon
pergatitja :Ne nje tenxhere  me uje  fusni kokat e peshkut  bashke  me zarzavate  dhe hudrat dhe i  leme te ziejne 15-20 minuta.  pastaj i kulloni  ne nje ene  si ne foto nderkohe ne tenxhere skuqni  miellin  me vajin e ullirit  dhe avash , avash  shtojme  lengun e  peshkut  qe ka kulluar,  mund ti  shtojme edhe pak uje.Nga kokat e peshkut  heqim  mishin dhe ja hedhim supes mund ti fusni edhe zarzavatet po une i  marre vec lengun.
Shtojme  piperin,  kripen,  vegeten dhe gati per tu servirur.

Saturday, April 13, 2013

Ana


Ketej  nga anet tona akoma eshte dimer ....dimer i eger bile.Edhe pse prill akoma,temperaturatjan ne minus.Une kete jave kam pi shume cajse kam qene edhe pak pa terezi.Ndryshimi i kohes ndikon shume ke une.Aktiviteti ka qene i paket,po ja bej qefin vetes duke thene qe kam ndenjur net e net pa gjume nga bebi i vogeldhe gjate dites kam qene e dermuar. duke qene pa gjume,trupi me ka kerkuar sheqerna,dihet...energji.Mbas nje periudhe nje mujore femijet i kishte marre malli per embelsira,dhe e vija re kur dilnim ne pazar dora i shkonte vetem ke gjerat e embla.Jo vetem  veten time,por privovaedhe kalamajt nga sheqernat.Me ju do ndaj receten e embelsires qe bera dhe cajin qe kam perdor gjate javes.Embelsira quhet leshnik dhe e kam  mesuar nga vjerra ime. Kujt i pelqen  krem karameli do i pelqeje edhe kjo embelsire qe eshte e lehte edhe shume e shpejte.

Perberesit :
6 kokrra veze
1 kg qumesht
6 luge sheqer


                 



Pergatitja  :
Rrifni vezet me sheqerin  pastaj shtoni qumeshtin, perzijeni te gjitha  bashke dhe masen e fituar futeni  me  nje tepsi jo shume te madhe. Futeni ne furre me temp.180 grade per gati 40 minuta, po ne varesi te furres shikojeni ku qumeshti te jete mpiksur edhe te kete marre pamjen si  ne foto. Ju befte  mire!!!

Ky eshte caji im i preferuar e sidomos kur je pak pa  terezi. Eshte derman  per kollen, dhimbjet e barkut,  shqetesime me gjumin, sdi cte numeroj per kete caj  me pare.


Po e filloj  nga  dafina

- Dafina ul temperaturen e trupit, qeteson sistemin nervor, qeteson dhimjen e  muskujve, ben mire per  bronkitin dhe gripin.
- Kanella eshte aq e mire sa te  shkruaj  per te duhet te rri gjithe diten : antioxidant, lufton gripin dhe te  ftohtin  po edhe te  ulim  pak  sheqerin  ne gjak  mbas  embelsires:)
- Karafili eshte nje antioxidant i mire ne ndihmon  ne sistemin  nervor si dhe dhimbjet e muskujve.
-Kardamonin e mbajn si mbreteresha e erzave mbas piperit te zi.

Pergatitja  ne nje ibrik, ene, c'te keni per mbare, vendosni te ziej nje shkop kanelle  dy tre gjethe  dafine (lari), tre - kater rrenje karafili po patet xhenxhefil, ok, ne se jo  mund ti hidhni pak ne fund spec djeges kjo eshte sipas deshires. Une i hedh edhe pak kardamon. Ju befte mire !





Thursday, April 11, 2013

Perpara Ori!

Java ka nisur me ndjenja faji dhe me shume vendosmeri. Meqe, sa hap e mbyll syte u katapultuam nga dimri ne korrik, germimi neper rafte e valixhe per te nxjerre rrobat e veres, besoj, mund te kategorizohet edhe si ushtrim fizik.
Si "vere" qe eshte i jam perveshur ujit vitaminik dhe sallatrave dhe, pas 3 ditesh ndihem vertet shume mire. Uji me limon me eshte bere me keq se kafja, me ndryshimin se i pari te ben mire, ndersa e dyta... tjeter muhabet. Meqe une pertoj te pij uje kur nuk kam shume etje, uji i limonit me nxit te pi thjesht per shije dhe kjo ka bere qe te dyfishoj sasine e ujit qe pi ne dite.
Me kohen e mire, motivacioni per shetitje eshte shtuar dhe para se te dal, mbush nje shishe me uje limoni dhe   ve ne karrocen e bebit dhe rezultati... me pak ndalesa ne Starbucks dhe me shume hidratim.


Me te ardhur vapa, oreksi eshte pakesuar natryshem dhe sallatat jane objekti kryesor i nepsit. Meqe ne pranvere ndodh rigjenerimi i gjakut, sallata ime e preferuar eshte ajo me panxhar. Ne fakt kjo eshte sallata ime e preferuar e gjithe vitit. Ka shume menyra per ta pergatitur, por une kam menyren time qe me pershtatet me shume.

Ziej panxharin per 35 minuta ose derisa piruni te ngulet lirshem ne te. E kulloj, e le te ftohet dhe pastaj e qeroj dhe e ndaj ne copa te vogla.



Ne blender ose food processor, hedh 4-5 thelpinj hudhra, dy luge vaj ulliri, uthull dhe pak kripe dhe i perziej derisa te behet nje leng homogjen i bardhe, te cilin ia hedh panxharit te coptuar ne nje kavanoz. Kavanozi i ngushte dhe i gjate rrit siperfaqen e kontaktit te panxharit me lengun dhe ndihmon ne marinimin e sallates.
Rezultati eshte te lepish gishtat... qe edhe e bej :)




Tuesday, April 9, 2013

Kur te hyn vetja ne qef'

Pas dy javesh regjim, une dhe Ana, konstatuam me habi dhe kenaqesi, qe kemi rene ne peshe. Te them te drejten, nuk e prisja te shihja rezultate aq shpejt, per me teper qe lloji i regjimit qe kam nisur kishte me teper si qellim vetedisiplinimin per te ngrene ne menyre te shendetshme, per te mos ngrene pertej nevojave te trupit dhe per te shtuar gradualisht aktivitetin fizik.
Nuk e di me saktesi sa kile kam humbur, sepse nuk jam peshuar, por bazuar ne komentet e njerezve dhe ne  ndjesine personale se pantallonat kane filluar te hedhin valle rreth belit, kam arsye te besoj se renia ne peshe nuk eshte edhe aq modeste.
Vertet mund te kem rene ca kile, por ama ndjesia ishte sikur kisha rene nja 20. Dhe me te ardhur fundjava, per ta festuar....

Kto bukuroshet ketu quhen muffins dhe i kam bere me keto docka. Dhe po me keto docka... direkt e ne goje se, helbete, regjimi i ri me beri shume optimiste. Pas nje jave me shume vizita e dalje (lexo: shume embelsira), me nje optimizem e oreks te papare, sec kam nje pershtypje se kilet e humbura, dalengadale, e kane gjetur rrugen e kthimit. Gjithsesi, nga regjimi, vetem nje gjeje i kam ngelur besnike: Darkes se lehte.
Pas nje autokritike dhe nje shpulle duarve qe si somnambul me zgjaten drejt pjates me biskota te femijeve, zotohem heshturazi se do i rikthehem regjimit, kesaj here me mend te tjera. Te shohim

Monday, April 1, 2013

Java e trete-Ana

Tani mund te them me plot gojen qe kam ndryshuar. Jam shume me e fuqishme nga c'kam  qene e nuk e  ndiej ate deshiren per te ngrene embelsira.Kam dy jave qe nuk pergatis asgje te embel. Frutat ma heqin  nepsin per embelsira e gjat dites mundohem te mendoj c'kam ngrene perpara se te ha dicka, qe ka kalori apo jo.Kur u peshova dhe pash  peshen  thashe me vete me c'fare jam dobesuar  me mend apo me diet ??(se per diet kjo nuk quhet se ham cdo gje, pervec lenies se darkes dhe reduktimin e embelsirave.)Duke qene e fuqishme kam deshire te dal te eci me shpesh . 
Dreka ime  per sot  :

Pule e pjekur me susam
patate te pjekura
therza sallat
sallat jeshile me portokall

 Perberesit:
1 pule
krip, piper, piper i kuq, rosmarin,susam te gjitha nga nje luge kafe .
gjysem portokalli

 Pergatitja: Te gjithe perberesit i perziejm ne nje tas te vogel me pak vaj ulliri. Me masen e fituar lyej pulen e mbushim me nje gjysem portokalli dhe drejt e ne furre.nderkohe ne nje tenxhere e uje te ftohte hedhi rreth 10 gram therza jeshile dy thelpij hudra dhe i leme te ziejne sa thjerzat te jen zier (zbutur) i heqim nga zjarri dh e leme te kullojne mire. Mbasi kan kulluar ja heqim hudrat e ziera dhe i hedhim piper te zi ,limon, krip,vaj ulliri ,sipas deshires mund ti grini qep te njome ose hudra dhe eshte gati.
Kthemi ke pula qe eshte ne  furre dhe akoma nuk eshte pjekur mire i shtojme ne tave patate e prera ne forme firzamonike edhe te bera me krip, piper,rigon. Lengun qe ka leshu pula me nje luge ja hedhim pules edhe patateve edhe i rifusim ne furre edhe per 15 minuta me 200 grade celcius . (une pules nuk i hedh me shume se nje luge vaj ulliri duke u pjek shkrin dhjamin e vet e me pas e hedh ate yndyre )kjo ishte rreceta ime  :))




Friday, March 29, 2013

Ecim - Ori

Ky regjimi i ri ma ka mbushur diten me mendime, vendime e preokupime. Sa here hap frigoriferin i bej nje skanim te shpejte me sy dhe pas 10 ditesh regjim, tashme, une ne frigorifer shoh vetem bardh e zi: e mire/e keqe, mund te hahet/joooo, as mos e fut ne goje. Mund te duket gje pa rendesi, por duke pase parasysh qe me perpara, zeri i brendshem para frigoriferit tingellonte me shume keshtu: "u sa me hahet kjo! Mos eshte ca si shume ne kete ore? Po hec miiiiii, haje se nuk u be qameti..." ky eshte goxha perparim.

Mund te shkruaja nje liber me nje liste te gjaaaate dietash te provuara personalisht e qe nuk funksionojne. Ka dieta qe nuk shyhen, dieta qe nuk japin rezultat fare dhe dieta qe japin rezultate te habitshme por pas gjithe picirrit qe ke hequr duke numeruar kalorite e duke duruar shtrengimin e zorreve, kur del para pasqyres  nuk ndjen fare kenaqesi dhe mendjen e ke ca do hash per ta "festuar" humbjen e kileve.

Nje profesor i imi thoshte qe dieta me e mire per te rene ne peshe eshte dieta e leterngjiteses. Marrim nje rrip letre ngjitese, e ngjisim mbi goje dhe e leme aty gjithe diten. Rezultate te garantuara!

Sot iu riktheva ujit vitaminik, kete radhe me xhenxhefil (ginger). Dore me nje per rregullimin e tretjes dhe shpejtimin e metabolizmit. Duke qene se nje nder arsyet kryesore te shtimit te kileve eshte edhe metabolizmi prej kermilli, xhenxhefili i pershpejton gjerat goxha. E provuar dhe e vertetuar.
E keshtu, mora nje cope te vogel, e qerova dhe e preva ne copa te vogla. E futa ne nje tenxhere me pak uje dhe e lashe te zieje per 10 minuta. Me pas e kalove te kana e ujit dhe i shtova uje derisa u mbush. Cdo here qe pini nje gote zevendesojeni me po ate sasi uji. Kete gje mund ta beni per 3 dite. Nje gote uje xhenxhefili para buke eshte shume e rekomandueshme.



Uji i xhenxhefilit me beri ca si shume optimiste prandaj vendosa te gatuaj dicka me te guximshme, me sakte, qofte me mish te grire dhe patate. Nuk mendoj se eshte gjelle shume kalorike, por problemi eshte se kto lloj qoftesh dalin kaq te mira, saqe duhet shume vullnet per te mos e tepruar.

Per qoftet:
2 patate te medha, te ziera, qeruara dhe te bera pure
1 e bardhe veze e rrahur
kripe, piper

Per mbushjen:

4-5 luge mish i grire
1 qepe e vogel e grire holle
kripe, piper
majdanoz

Per kaurdisjen:

2 luge miell
1 veze e plote + i kuqi nga veza e mesiperme, te rrahura
vaj


Ne tigan, kaurdisim qepen dhe mishin, per disa minuta, i shtojme kripe e piper. E heqim nga zjarri, i shtojme majdanozin dhe e leme menjane qe te ftohet.
Purene e patateve e perziejme me te bardhen e vezes, kripen dhe piperin.
Marrim nje cope nga kjo perzierje, e bejme ne forme topi dhe ne te bejme nje vrime me gisht. Marrim pak mish nga mbushja dhe fillojme dhe e zhysim te topi i patates. Pais e kemi mbushur te gjithin, e mbyllim, e rrotullojme ne miell e me pas te vezet e rrahura dhe i japim nje forme vezake, e direkt e ne tigan.
Gezuar dhe mos harroni: vetem dy per vakt, jo me shume! :)