Friday, April 19, 2013

Ana

Po behet gati nje muaj qe kemi nisur kete tip ditar gatimi,diete te gjitha nga pak. Rezultati une kam humbur 4 kg qe i  bie 1kg ne jave nuk eshte shume po nuk mund te them qe eshte pak se dihet qe reniet drastike sjan  te mira plus qe ashtu si ikin ashtu vine. Dmth une jam e kenaqur  me veten time. Punet e mira  behen avash  -avash. Ka pas raste qe kam ngrene edhe dark edhe embelsire e ne momentin qe e me merr urija mendja  me shkon direkt ke Blogu bobo po atje cdo te shkruaj dhe filloj nje monolog te gjate me Blogun ku tregoj  c'kam bere po per fat te keq ato fjale nuk arrij ti shkruaj......Nejse spo zgjatem shume po ju shkuaj  rreceten e dites. Une e pelqej shume peshkun e mundohem te pakten  nje here  ne jave  ta kem  ne tavolin  me  shume me pelqen  thjesh i pjekur  ne  furre  me  pak krip  piper e dafin per arome. Kokat e peshkut   i  bej  supe pervec kokes se krapit qe e ka  lezeti ne  tave.Sot  po ju shkruaj  rreceten e supes sipas  menures time .
Supe me koka peshku.

Perberesit :)
tre koka peshku  une kisha levrek e koce
nje karrot,spec,selino mund ti shtoni  zarzavate sipas deshires ose ctu  ndodhet  ne  frigorifer   .
2-3 luge gjelle miell
vaj ulliri
dy thelpij hudre 
krip ,veget, piper limon
pergatitja :Ne nje tenxhere  me uje  fusni kokat e peshkut  bashke  me zarzavate  dhe hudrat dhe i  leme te ziejne 15-20 minuta.  pastaj i kulloni  ne nje ene  si ne foto nderkohe ne tenxhere skuqni  miellin  me vajin e ullirit  dhe avash , avash  shtojme  lengun e  peshkut  qe ka kulluar,  mund ti  shtojme edhe pak uje.Nga kokat e peshkut  heqim  mishin dhe ja hedhim supes mund ti fusni edhe zarzavatet po une i  marre vec lengun.
Shtojme  piperin,  kripen,  vegeten dhe gati per tu servirur.

No comments:

Post a Comment