Saturday, April 13, 2013

Ana


Ketej  nga anet tona akoma eshte dimer ....dimer i eger bile.Edhe pse prill akoma,temperaturatjan ne minus.Une kete jave kam pi shume cajse kam qene edhe pak pa terezi.Ndryshimi i kohes ndikon shume ke une.Aktiviteti ka qene i paket,po ja bej qefin vetes duke thene qe kam ndenjur net e net pa gjume nga bebi i vogeldhe gjate dites kam qene e dermuar. duke qene pa gjume,trupi me ka kerkuar sheqerna,dihet...energji.Mbas nje periudhe nje mujore femijet i kishte marre malli per embelsira,dhe e vija re kur dilnim ne pazar dora i shkonte vetem ke gjerat e embla.Jo vetem  veten time,por privovaedhe kalamajt nga sheqernat.Me ju do ndaj receten e embelsires qe bera dhe cajin qe kam perdor gjate javes.Embelsira quhet leshnik dhe e kam  mesuar nga vjerra ime. Kujt i pelqen  krem karameli do i pelqeje edhe kjo embelsire qe eshte e lehte edhe shume e shpejte.

Perberesit :
6 kokrra veze
1 kg qumesht
6 luge sheqer


                 



Pergatitja  :
Rrifni vezet me sheqerin  pastaj shtoni qumeshtin, perzijeni te gjitha  bashke dhe masen e fituar futeni  me  nje tepsi jo shume te madhe. Futeni ne furre me temp.180 grade per gati 40 minuta, po ne varesi te furres shikojeni ku qumeshti te jete mpiksur edhe te kete marre pamjen si  ne foto. Ju befte  mire!!!

Ky eshte caji im i preferuar e sidomos kur je pak pa  terezi. Eshte derman  per kollen, dhimbjet e barkut,  shqetesime me gjumin, sdi cte numeroj per kete caj  me pare.


Po e filloj  nga  dafina

- Dafina ul temperaturen e trupit, qeteson sistemin nervor, qeteson dhimjen e  muskujve, ben mire per  bronkitin dhe gripin.
- Kanella eshte aq e mire sa te  shkruaj  per te duhet te rri gjithe diten : antioxidant, lufton gripin dhe te  ftohtin  po edhe te  ulim  pak  sheqerin  ne gjak  mbas  embelsires:)
- Karafili eshte nje antioxidant i mire ne ndihmon  ne sistemin  nervor si dhe dhimbjet e muskujve.
-Kardamonin e mbajn si mbreteresha e erzave mbas piperit te zi.

Pergatitja  ne nje ibrik, ene, c'te keni per mbare, vendosni te ziej nje shkop kanelle  dy tre gjethe  dafine (lari), tre - kater rrenje karafili po patet xhenxhefil, ok, ne se jo  mund ti hidhni pak ne fund spec djeges kjo eshte sipas deshires. Une i hedh edhe pak kardamon. Ju befte mire !





No comments:

Post a Comment