Friday, March 29, 2013

Ecim - Ori

Ky regjimi i ri ma ka mbushur diten me mendime, vendime e preokupime. Sa here hap frigoriferin i bej nje skanim te shpejte me sy dhe pas 10 ditesh regjim, tashme, une ne frigorifer shoh vetem bardh e zi: e mire/e keqe, mund te hahet/joooo, as mos e fut ne goje. Mund te duket gje pa rendesi, por duke pase parasysh qe me perpara, zeri i brendshem para frigoriferit tingellonte me shume keshtu: "u sa me hahet kjo! Mos eshte ca si shume ne kete ore? Po hec miiiiii, haje se nuk u be qameti..." ky eshte goxha perparim.

Mund te shkruaja nje liber me nje liste te gjaaaate dietash te provuara personalisht e qe nuk funksionojne. Ka dieta qe nuk shyhen, dieta qe nuk japin rezultat fare dhe dieta qe japin rezultate te habitshme por pas gjithe picirrit qe ke hequr duke numeruar kalorite e duke duruar shtrengimin e zorreve, kur del para pasqyres  nuk ndjen fare kenaqesi dhe mendjen e ke ca do hash per ta "festuar" humbjen e kileve.

Nje profesor i imi thoshte qe dieta me e mire per te rene ne peshe eshte dieta e leterngjiteses. Marrim nje rrip letre ngjitese, e ngjisim mbi goje dhe e leme aty gjithe diten. Rezultate te garantuara!

Sot iu riktheva ujit vitaminik, kete radhe me xhenxhefil (ginger). Dore me nje per rregullimin e tretjes dhe shpejtimin e metabolizmit. Duke qene se nje nder arsyet kryesore te shtimit te kileve eshte edhe metabolizmi prej kermilli, xhenxhefili i pershpejton gjerat goxha. E provuar dhe e vertetuar.
E keshtu, mora nje cope te vogel, e qerova dhe e preva ne copa te vogla. E futa ne nje tenxhere me pak uje dhe e lashe te zieje per 10 minuta. Me pas e kalove te kana e ujit dhe i shtova uje derisa u mbush. Cdo here qe pini nje gote zevendesojeni me po ate sasi uji. Kete gje mund ta beni per 3 dite. Nje gote uje xhenxhefili para buke eshte shume e rekomandueshme.



Uji i xhenxhefilit me beri ca si shume optimiste prandaj vendosa te gatuaj dicka me te guximshme, me sakte, qofte me mish te grire dhe patate. Nuk mendoj se eshte gjelle shume kalorike, por problemi eshte se kto lloj qoftesh dalin kaq te mira, saqe duhet shume vullnet per te mos e tepruar.

Per qoftet:
2 patate te medha, te ziera, qeruara dhe te bera pure
1 e bardhe veze e rrahur
kripe, piper

Per mbushjen:

4-5 luge mish i grire
1 qepe e vogel e grire holle
kripe, piper
majdanoz

Per kaurdisjen:

2 luge miell
1 veze e plote + i kuqi nga veza e mesiperme, te rrahura
vaj


Ne tigan, kaurdisim qepen dhe mishin, per disa minuta, i shtojme kripe e piper. E heqim nga zjarri, i shtojme majdanozin dhe e leme menjane qe te ftohet.
Purene e patateve e perziejme me te bardhen e vezes, kripen dhe piperin.
Marrim nje cope nga kjo perzierje, e bejme ne forme topi dhe ne te bejme nje vrime me gisht. Marrim pak mish nga mbushja dhe fillojme dhe e zhysim te topi i patates. Pais e kemi mbushur te gjithin, e mbyllim, e rrotullojme ne miell e me pas te vezet e rrahura dhe i japim nje forme vezake, e direkt e ne tigan.
Gezuar dhe mos harroni: vetem dy per vakt, jo me shume! :)


No comments:

Post a Comment