Wednesday, March 20, 2013

Ori

Ja po e bej sefte edhe une. Dita e pare sot e ktij "regjimit" te ri. E futa ne thojza sepse eshte thjesht nje perpjekje me hapa kermilli per te ndryshuar zakone qe jane krijuar e perforcuar per vite e vite me radhe, e vetem kur shoh veten ne pasqyre kujtohem se ka ardhur koha te ndryshoj huq.

Refuzoj kategorikisht te fus veten ne diete, te filloj e ha kos mjes, dreke, darke dhe te nesermen te zgjohem nga gjumi pas nje endrre te gjate me gjelle pasanikesh, e te mbaj vrapin te frigoriferi, te marr qe aty gjene me te embel e me kalorike qe te me kape dora dhe pasi te zhdepem mire per nja gysem ore, e kapluar nga ndjenja e fajit tashme, t'ja fus vrapit si e cmendur, ne perpjekje per te zhbere gjithe ate lezet gjysem oresh.

Kam provuar dieta nga me te ndryshmet, perfshire edhe nje diete te tmerrshme qe e kam pase marre nga nje liber te Arqile Botit. Dieta ne fjale permbante veze gjalle dhe kafe... dhe asgje tjeter...gjithe diten... per tre dite rresht. Premtonte renie ne peshe te menjehershme dhe pas dites se trete mund te merrje guximin te imagjinoje veten ne kostum banje, ne plazh, ku te gjithe rrotullojne kokat per te pare trupit tend tashme te mahnitshem. Dita e pare edhe shtyhej, fale ketyre fantazive me kostum banje. Diten e dyte zgjohesh si lugat, duke u perpjekur t'i kujtosh vetes ca ka ndodhur nje dite me pare dhe arrin ta shtysh disi diten duke fjetur te shumten e kohes, sepse nuk ke fuqi per asgje tjeter, pervecse te leshohesh ne shtrat, gati pa ndjenja, duke pare si ne kllapi ushqime magjike qe leshojne drite nga pjatanca prej argjendi. Nese mbijeton diten e dyte, diten e trete zgjohesh me nje sasi te madhe energjie... fale kjo gjumit thuajse 24 oresh qe ke bere. Pasi e harxhon shume shpejt ate energji, aty nga mesdita rri ne divan me sy te fiksuar te saksite e luleve ne dritare, duke u perpjekur te kujtosh se ku ke lexuar qe anetaret e disa fiseve diku ne Afrike ushqehen vec me bime e lule dhe fillojne e te vijne ne mend ide per receta interesante per gatimin e fikusit dhe begonjes, me pak kripe piper e vaj ulliri...
Te nesermen...lexo me lart skenen e bastisjes se frigoriferit.

Keshtu pra, sot e nisa diten me nje gote uje. Uji, pervecse si diuretik, qe eshte gje e provuar shkencerisht, funksionon edhe si mashtrues, sepse e mbush stomakun dhe e ben trurin te mendoje se e ka barkun plot dhe nuk ka ardhur koha per vaktin tjeter. Truri im ma ka kuptuar rrengun tashme, keshtuqe efekti mbushes i ujit zgjat shume pak. Meqe mengjesi duhet te jete vakti me i rendesishem, nuk dua te permbahem shume dhe tregohem mjaft bujare me veten. Para kompjuterit hengra nje tas me drithera (cereals), nga ata qe jane te mbytur ne sheqer dhe qe kane kanelle brenda (meqe kanella stabilizon sheqerin ne gjak, e me kete qetesoj edhe ndergjegjen) dhe pa qumesht. Qumeshtin e dua shume, ne gjithcka, pervecse ne drithera.


Pas nje debati te vogel me veten para xhezves se kafes, ne lidhje me ceshtjen nese sheqeri i dritherave ishte i mjaftueshem apo duhet te shoqerohet edhe me nje luge sheqer te kafes, fitoi nepsi. E keshtu, e mbidozuar ne sheqer dhe jo pa ndjenje faji, ngrita si martire nje gote me uje dhe e rrekelleva gjeri ne fund... si bicim shperlarje te sheqerit. Pasi i premtova vetes qe s'do kete me sheqer per sot, fillova punet e dites.
Dreken nuk po e dokumentoj, gjella e zakonshme me gjalpin e zakonshem, te cilin e perzieve me qepet pa piken e turpit. Me syte nga kana e ujit, qe me jepte siguri dhe sikur ma bente me sy qe demek "ha ti xhan, c'ke, me ke mua ketu", bera gjestin mbinjerezor dhe u cova nga tavolina pa e mbaruar pjaten. E tepert te pershkruaj valen e krenarise qe me pershkroi. Cepit te stomakut qe kishte ngelebosh dhe qe po ulerinte "dua pjesen tjeter te pjates" ja qepa gojen me nje gote uje. E keshtu vazhdova punet e dites e qete dhe e lumtur.

Pasditja, eh, sprove me vete. Embelsirat e copat e bukes me recel te pas-shkolles, nuk jane shaka. Te rrine aty dhe ty te keputet shpirti. Kur papritmas, sensi bamires te pushton dhe ja ve pjaten para fytyres burrit, duke iu lutur qe t'i haje ai, me nje ton gjysem kercenues se po  nuk i hengri do perfundojne ne kosh, megjithese, thelle thelle e di mire se po nuk i hengri ai, do i hash vete.
Nga darka, nepsi me pushton keqas dhe jam gati t'i bej naften "regjimit" dhe t'i premtoj vetes me solemnitet qe do e rifilloj te nesermen. Ne ate moment me shkojne syte te nje gjysem biskote ne tavoline, qe me sheh si shpirt i keq, dhe une me vrap e zhduk sa hap e mbyll syte. Pasi e ndjej sheqerin te me qetesojne dalengadale, me koke varur i drejtohem koshit te frutave dhe marr si vajze e mire nje portokall dhe me shume mallengjim i them: "Ti do jesh darka ime".

E keshtu, iku dhe dita e pare e "regjimit" te ri. Me shume deshtime por ama me ca fitore te vockla. Qellimi im  eshte qe ne fund te periudhes qe i kam caktuar vetes per reformim, dua te ve ne jete shprehjen kineze:
"Mengjesin haje vetem, dreken ndaje me mikun, ndersa darken jepja armikut".

No comments:

Post a Comment