Monday, March 18, 2013

Si filloi...

Pas bisedash pa fund ne skype mes dy shoqesh, pas 2 dhe 3 lindjesh, respektivisht, ne nje moshe kur, sa i perket trupit femeror, gjithcka ka prirje per ekspansion horizontal dhe jugor, vendosem qe te ndryshojme stil jetese. Duke filluar nga menyra e te ngrenit dhe shtimi i aktivitetit fizik, gradual dhe me mbeshtetje te ndersjelle, do perpiqemi qe brenda nje periudhe 6 mujore, te arrijme te konsolidojme nje stil me te shendetshem jetese qe eshte i qendrueshem dhe rezistent ndaj tundimeve te herepashershme kulinare, qe, sic e dime, per amvisat dhe jo vetem, jane goxha te shpeshta.

Per ta ndihmuar veten ne kete nisme, menduam qe menyra me e mire per te motivuar veten eshte dokumentimi i diteperditshem me ane te ketij blog-ditari, i perpjekjeve tona per t'ia arritur qellimit. Keshtu, mbase frymezojme e motivojme jo vetem veten por edhe lexuesit qe do kene deshire te na ndjekin.

Duam te sqarojme dicka fillimisht. Qellimi jone nuk eshte te nisim ndonje diete apo regjim strikt. Si femra qe jemi, e dime mire qe dietat nuk funksionojne... per shume arsye, nder te cilat, kryesorja eshte mungesa e vullnetit. Edhe nese funksionojne, rezultatet e tyre jane jeteshkurtra dhe ne rastin me te mire, perfundojne me dyfishimin e peshes fillestare. 

Per t'ia arritur qellimit, kemi menduar te veme ne perdorim "arsenalin" e madh te recetave dhe "mjeshterive" qe kemi grumbulluar me kalimin e viteve, te cilat i kemi shkembyer me njera tjetren, fale interesit te perbashket per ushqimet e shendetshme/interesante/jokalorike dhe te bukura. 

Nese do keni durimin te na ndiqni gjate ketyre 6 muajve, do kishim shume deshire te degjonim edhe pervojat tuaja dhe nese keni sugjerime apo verejtje konstruktive, jeni te mirepritura. 

Ne jemi Ori dhe Ana dhe postimet tona do alternohen gjate 5 diteve te javes. Fundjaven do e kemi pushim, per "reflektim" dhe shpresoj jo per te zevendesuar kalorite qe kemi humbur gjate javes :)

No comments:

Post a Comment